Gërxhaliu: Klasa politike po e dëmton zhvillimin ekonomik të Kosovës - Bota Sot
Gërxhaliu: Klasa politike po e dëmton zhvillimin ekonomik të Kosovës

Ekonomi

E hënë, 24 shtator 2018

Gërxhaliu: Klasa politike po e dëmton zhvillimin ekonomik të Kosovës

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 15:06
Safet Gërxhaliu

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu ka theksuar se situata politike dhe ekonomike në Kosovë është shumë e rëndë.

Ai ka thënë se klasa politike përveç që po e dëmton vendin në aspektin e jashtëm, sepse vendi ka një imazh të lënduar në arenën ndërkombëtare.

“Kreu politik nuk po  kupton se Kosova si shtet, është produkt i miqve ndërkombëtar dhe ne kemi shkuar deri aty sa që i kemi acaruar raportet me miqtë tonë”, ka shtuar Gërxhaliu.

Më tutje ai ka thënë se korrupsioni nuk është ndër shkaktarët kryesor të moszhvillimit ekonomik, duke theksuar se mungesën e zhvillimit ekonomik e ndihmon vendosja e individëve të paditur nëpër institucione dhe një administratë publike e ngarkuar dhe burokraci.

“Unë besoj që situata aktuale në aspektin politik është kaotike, në aspektin ekonomik e pashpresë, duke e ngadalësuar në procese integruese dhe dëmtim të imazhit të Kosovës. Nuk është koha për të gjetur arsye për dështim, por është kohë për të gjetur rrugëdalje nga dështimi”, ka thënë Gërxhaliu.

Sipas tij, temat politike kanë ndikuar që të flitet shuam pak për yshtje të mëdha ekonomike si projektet e mëdha nacionale, si Kosova e Re, Borea, Brezovica, por edhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar që është shumë e rëndësishme për imazhin e vendit.

Ai ka thënë se mosliberalizimi i vizave po e dëmton seriozisht edhe biznesin e Kosovës, për shka të pamundësive për të udhëtuar lirshëm dhe eksportuar prodhimet vendore.

“Kjo klasë politike për shkak të interesave personale dhe kapjes së shtetit, po e dëmton seriozisht funksionimin normal të shtetit dhe shoqërisë kosovare. Ata për veten e tyre mund të udhëtojnë dhe nuk brengosen shumë për qytetarët. Një delegacion nga Kosova që ka shkuar në njërën prej vendeve të Evropës, nga 13 persona që kanë qenë në përbërje, 11 prej tyre posedojnë pasaportë edhe një pasaportë tjetër, përveç asaj të Kosovës”, ka shtuar Gërxhaliu.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test