Rritet çmimi i naftës së papërpunuar

Ekonomi

Rritet çmimi i naftës së papërpunuar

Më: 26 shkurt 2018 Në ora: 11:48
Foto ilustrim

Në fund të natës së kaluar dhe gjatë tregtimit aziatik, çmimet e naftës së papërpunuar u rritën pak, apo një rritje prej rreth 0.17 për qind. Të premten, u njoftua se numri i puseve u rrit në 799 të tillë. Aktualisht nafta Bruto tregtohet për rreth 63.66 dollarë për fuçi.

Çmimi i arit po rritet, ndërsa dollari në tërheqje ndaj monedhave kryesore të botës, kryesisht për shkak të rënies së të hyrave të obligacioneve të qeverisë amerikane që janë më pak se javën e kaluar dhe janë të kujdesshëm përpara fjalimit para Kongresit fjalimi i Presidentit të ri të Rezervës Federale, Jerome Pauel. Për momentin çmimi i arit është 43.04 dollarë për një gram.

Ndërsa, gjatë tregtimit aziatik, euro u forcua kundrejt dollarit, kryesisht për shkak të rënies së yield-ve [shuma e parave, në përqindje, që i kthehet pronarëve] mbi obligacionet e qeverisë amerikane që u tërhoqën nga nivelet e larta javën e kaluar.

Këtë mëngjes, të dhënat për rritjen e Produktit të Brendshëm Bruto në Gjermani për tremujorin e katërt të vitit 2017 mbetën në nivelin e pritjes. Aktualisht një euro shkëmbehet për 1.2324 dollarë, që në fillim të tregtimit evropiane tregon një forcim të euros prej 0.16 për qind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat