Në tregun valutor, forcohet euro bie dollari - Bota Sot
Në tregun valutor, forcohet euro bie dollari

Ekonomi

E diel, 24 qershor 2018

Në tregun valutor, forcohet euro bie dollari

Më: 27 shkurt 2018 Në ora: 12:25
ilustrim

Në tregun e këmbimit valutor, monedha europiane këtë fillim jave, ka fituar pikë kundrejt lekun ndërsa dollari amerikan ka dobësuar pozitat me 12 pikë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro është ngjitur me 0.18 lekë në kuotën e këmbimit me 132.18  lekë, pas një rënie që shënoi disa ditë radhazi në tregun vendas. Ndryshe nga monedha e gjelbërt amerikane që ra në vlerën e 107.08 lekëve.

Aktorë të këtij tregu shprehen se, ndryshimet në vlerat e këmbimit valutor janë të pritshme dhe brenda parashikime, duke lënë të nënkuptohet se, tregu valutor orientohet nga ecuria në bursat ndërkombëtare por dhe kërkesë oferta në tregun vendas. Megjithëse, sipas tyre, me kursin aktual prej 131.18 lekë, euro shënon nivelin më të ulët të 9 viteve të fundit. Gjithsesi, forcimi i euros është brenda niveleve të pritshme dhe nuk shënon asnjë thellim në kurbën e këmbimit valutor.

Një euro e fortë penalizon klientët e bankave që kanë marrë kredi në këtë monedhë. Gjithashtu i bën më të shtrenjta importet, si dhe rrit kostot e qeverisë për pagesën e borxhit të jashtëm. Avantazh kanë eksportuesit, norma e fitimit të së cilëve do të rritet.

Forcimi i euros është pasojë jo vetëm e ecurisë së bursave, ku në këto të fundit monedha europiane ka fituar pikë kundrejt dollarit, por edhe për shkak të rënies së dërgesave të emigrantëve në këtë periudhë.

Ndërsa Banka e Shqipërisë, ka nisur zbatimin e masave për uljen e përdorimit të euros në ekonominë e vendit, duke i dhënë prioritet forcimit të monedhës vendase lek.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test