“Kriptovalutat vrasin njerëz”

Ekonomi

“Kriptovalutat vrasin njerëz”

Më: 28 shkurt 2018 Në ora: 15:18
Bill Gates

Themeluesi i Microsoft Bill Gates duket se nuk është një tifoz i kriptovalutave.

Të martën, themeluesi i Microsoft Bill Gates foli për përdoruesit e Reddit si pjesë e një AMA (Ask Me Anything) . Kriptovalutat ai i përshkruan si “jo një gjë e mirë”, sepse ata do të mbështesin njerëzit që donin të fshehin transaksionet e tyre financiare. Ata do të “revolucionarizojnë” pastrimin e parave , terrorizmin dhe trafikun e drogës.

Gates fjalë për fjalë tha, “Sot, kriptovalutat përdoren për të blerë pastrim parash dhe drogë. Ato janë një nga teknologjitë e rralla që drejtpërdrejt të çojnë në vdekjen e njerëzve.

Gates ishte gjithashtu skeptik rreth konceptit të themeluesit të Tesla Elon Musk për sistemin e transportit me shpejtësi të lartë Hyperloop. “Nuk jam i sigurt se ka kuptim,” shkroi themeluesi i Microsoft, “Do të jetë shumë e vështirë për t’u siguruar për këtë.”

Gates gjithashtu shkruante se ai vështirë se mund të presë që tekstet kompjuterike të lexohen dhe të kuptohen ashtu si edhe njerëzit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat