OEK: Gjendja aktuale e biznesit me trend të rritjes

Ekonomi

OEK: Gjendja aktuale e biznesit me trend të rritjes

Më: 5 mars 2018 Në ora: 12:52
Gërxhaliu, ka thënë se në tremujorin e fundit të vitit paraprak, gjendja e bizneseve paraqitet me trend të rritjes

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), ka prezantuar raportin mbi klimën e të bërit biznes për tre mujorin e katërt të vitit 2017, ku ka vlerësuar se gjendja aktuale e biznesit paraqitet me trendin e rritjes.

Po ashtu, në këtë raport janë përmendur edhe barrierat me të cilat ballafaqohen bizneset, ku përveç  procedurave doganore, kosto e lartë e energjisë del të jetë pengesa kryesore e të bërit biznes.

Kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu, ka thënë se në tremujorin e fundit të vitit paraprak, gjendja e bizneseve paraqitet me trend të rritjes.

Gërxhaliu: Gjendja e biznesit në tremujorin e fundit 2017 kishte rritje

“Gjendja aktuale e biznesit në Kosovë në këtë tre mujor paraqet një trend rritje. Megjithatë në tre mujorin e katërt të vitit 2017-të bazuar në perspektivën e bizneseve manifestohet me një situatë të përgjithshme biznesore stabile të kënaqeshe. Klima e biznesit apo vlerësimi i situatës aktuale dhe pritjet për 6-mujorin e ardhshëm janë me trend dukshëm më pozitiv, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2017. Sa i përket pritjeve për punësim për tre muajt e ardhshëm, tremujori i katërt tregon një rritje në pritje. Të gjithë sektorët e vlerësuar të ekonomisë kanë pritje pozitive për punësim. Pritjet më të larta për rritje të numrit të punëtoreve vijnë nga sektori i prodhimit, pasuar nga tregtia me shumicë dhe ndërtimi”, tha Gërxhaliu.

Sipas tij, sektori i prodhimit është ai që premton dhe është optimist për rritjen e shkallës së papunësisë. Një nga analizatorët kyç që analizohet në këto hulumtime është indikatori i konfidencës, i cili edhe në këtë tremujor ka shënuar një rritje prej 3.8 për qind dhe në këtë drejtim është një hap pozitiv.

Ndërsa, Olivera Ceni nga OEK, ka prezantuar të dhënat, duke thënë se konform gjendjes së mirë të vlerësuar të bizneseve dhe treguesi i klimës së biznesit në Kosovë  ka  shënuar rritje në tremujorin e katërt të vitit 2017 rritja është për 15 % që është dukshëm më e mirë krahasuar me tremujorin e tretë.

Ceni: 86 % e kompanive të të gjithë sektorëve të ekonomisë e vlerëson të favorshme gjendjen e biznesit

“Gjendja e përgjithshme e bizneseve në këtë tre mujor e katërt të 2017-të vlerësohet të jetë e mirë. 86 % e kompanive kosovare të të gjithë sektorëve të ekonomisë e vlerëson gjendjen e biznesit të favorshme, ndërsa pjesa tjetër prej 16 për qind vlerësim se ka hapësirë për përmirësime edhe në ambientin e të bërit biznes në Kosovë megjithatë pritjet e tyre janë jo të favorshme. Sa i takon pritjeve për punësime, 46 % e kompanive kosovare presin që punësimi të rritet në tremujorin e parë të vitit 2018, rritja kryesisht pritet të ndodhë kryesisht në sektorin e ndërtimit dhe të prodhimit, pasuar nga sektori i tregtisë me shumicë. Në dimensionin rajonal komuna e Ferizajt, Mitrovicës dhe Prishtinës pritet të ofrojnë numrin më të madh të vendeve të punës. Sa i takon pritshmërisë për 6-mujorin e ardhshëm, gjendja e biznesit pritjet duken të jenë më pozitive. Kemi një pritshmëri prej 66% të sektorëve të ekonom isë së Kosovës që presin që gjendja e biznesit të përmirësohet në gjysmën e parë të vitit 2018-të 29 % e kompanive presin që gjendja të mbetet e njëjtë, ndërsa vetëm 5 % e kompanive të anketuara presin një rënie të aktivitetit biznesor në këtë periudha”, tha Ceni.

Po ashtu ajo thënë se bizneset të anketuara për barrierat e të bërit biznes në Kosovë  kanë treguar se procedurat doganore, normat e larta të kredive dhe kostoja e lartë e energjisë vazhdojnë të jenë pengesë për bizneset.

Ceni: Barriera kryesore e bizneseve kosto e lartë e energjisë

“Mungesa e fuqisë blerëse, gjithashtu mungesa e mjeteve financiare pasuar edhe nga normat e larta të interesit dhe kamatave nga bankat paraqitet të jetë ndër barrierat kryesore. Barrierat tjera që bizneset kosovare përmendin janë edhe procedurat doganore, gjithashtu pasuar edhe nga kostoja e lartë e energjisë elektrike, fuqia blerëse e bizneseve dhe ekonomia jo formale, të cilën vazhdimisht e prezantojnë si barrierë kryesore”, tha  Ceni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat