Tevdovski: Nuk po përgatitet ribalanc i Buxhetit

Ekonomi

Tevdovski: Nuk po përgatitet ribalanc i Buxhetit

Më: 5 mars 2018 Në ora: 18:09
Tevdovski

Kthimi i TVSH-së ndaj kompanive është rritur, kryhet në mënyrë joselektuese dhe shpejt, ndërsa nuk po përgatitet ribalanci i Buxhetit, sepse të ardhurat e publikuara për fillimin e vitit janë solide dhe sigurojnë rritje adekuate, informoi sot ministri i Financave Dragan Tevdovski.

Të dhënat e Ministrisë së Financave tregojnë se kthimi i TVSH-së në dy muajt e parë të vitit është për 56 për qind më e lartë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2017, gjegjësisht në janar dhe në shkurt të këtij viti janë kthyer 1,4 miliardë denarë më shumë në ekonomi. Vitin e kaluar është realizuar kthim i TVSH-së për 2,2 miliardë denarë më shumë në krahasim me vitin 2016, gjegjësisht për 12,2 për qind më shumë.

Realizimi i investimeve kapitale në fillim të vitit është më i ulët, por bëhet presion i fuqishëm deri te të gjithë shfrytëzuesit buxhetorë që t’i rritin aktivitetet dhe pritet sivjet, në krahasim me vitin e kaluar të ketë realizim të tyre më të lartë.

Më me rëndësi është, potencoi, çka bëhet me proceset nëse zhbllokohen dhe të shpejtohen aktivitetet.

Siç tha, një pjesë e madhe e obligimeve serioze janë realizuar në fund të vitit të kaluar, ndërsa ministritë me portofol në mënyrë vijuese i zgjidhin problemet ekzistuese te investimet kapitale, siç është rasti me ndërtimin e autostradës.

“Është e saktë se realizimi në fillim të vitit është më i ulët, por bëjmë presion të fuqishëm deri te të gjithë shfrytëzuesit buxhetorë, të gjitha institucionet në sistem, t’i rritin aktivitetet në lidhje me investimet kapitale sepse vetëm kështu do të sigurojmë nivel më të lartë të rritjes së ekonomisë”, deklaroi Tevdovski duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve pas seancës së Komitetit për stabilitet financiar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat