Koinuma: Ekonomia e Kosovës ka përparuar

Ekonomi

Koinuma: Ekonomia e Kosovës ka përparuar

Më: 20 mars 2018 Në ora: 11:06
Safet Gërxhaliu- Kiyoshi Koinuma

Ambasadori japonez në Austri, përgjegjës për Kosovën, Kiyoshi Koinuma, tha se është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi biznesor me Kosovën.

Ai gjatë një takimi me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës , Safet Gërxhaliu , tha se vendi i tij ka mbështetur Kosovën që nga shpallja e pavarësisë.

“Ekonomia e Kosovës ka përparuar. Ajo që kishim dashur të bëjmë është të jepnim mbështetje për Kosovën dhe do të ishte shumë i rëndësishëm bashkëpunimi biznesor me Kosovën. Jo shumë japonezë dinë për Kosovën dhe unë kam bashkëpunuar me ambasadorin e Kosovës në Japoni sa i përket marrëdhënieve me publikun, por na duhen konsultime më të mëdha dhe sot është një pikënisje e saj,”tha Koinuma.

Kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu, ka vlerësuar rolin e shtetit të Japonisë në mbështetjen e deritanishme për Kosovën.

"Ajo çka është e veçantë në mes raporteve në mes Kosovës dhe Japonisë është se nuk ka distancë në aspektin ekonomik. Japonia është një vend që ka mbështetur Kosovën më së shumti që nga viti 1999. E veçanta e kësaj mbështetjeje është se prek pikat me sensitive të Kosovës që ka të bëjë me ambientalizmin, ka të bëjë me media dhe me të rinj, sport dhe shumë fusha të tjera strategjike për të ardhmen e Kosovës. E veçanta e këtij takimi është se po ndodh në dhjetëvjetorin e pavarësisë së Kosovës", tha ai.

Oda Ekonomike e Kosovës nderoi ambasadorin japonez me një dhuratë modeste në shenjë falënderimi për kontributin që shteti i Japonisë ka dhënë në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat