Në të gjithë rajonin pagat u rritën në 2016-n, në Shqipëri u ulën

Ekonomi

Në të gjithë rajonin pagat u rritën në 2016-n, në Shqipëri u ulën

Më: 26 mars 2018 Në ora: 12:08
Ilustrim

Ekonomia e Shqipërisë dy vitet e fundit është rritur me ritme me të shpejta se Rajoni, por kjo nuk është përkthyer në një jetesë më të mirë për shqiptarët.
 
Banka Botërore duke analizuar zhvillimet në sektorin e pagave përgjatë viteve 2016-2017 në Rajon e Ballkanit Perëndimor ka gjetur se teksa vendet e tjera kanë bërë hapa para duke rritur pagën reale në ekonomi, Shqipëria ka bërë hapa pas.
 
Krahasimi është bërë me paritetin e fuqisë blerëse (PPP) ku njësia krahasuese është marrë Austria.
 
Banka Botërore vëren se, nivelet e pagave ndryshojnë në vendet e Ballkanit Perëndimor. Mali i Zi dhe Bosnja raportuan nivelet më të larta të pagave, ndërsa Shqipëria më të ultat. Dallimet në nivelet e pagave në krahasim me Austrinë janë ulur me kalimin e kohës në Shqipëri dhe Kosovë në Ballkanin Perëndimor.
 
Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor (përveç Shqipërisë) kanë raportuar nivele pagash më të larta sesa Bullgaria. Pagat në Mal të Zi gjithashtu tejkaluan nivelin e Hungarisë.
 
Në të gjitha vendet niveli i pagave ishte dukshëm më i ulët se në Austri. Në Shqipëri paga mesatare e matur në Paritetin e Fuqisë Blerëse ishte rreth 25 për qind e nivelit austriak, teksa niveli i pagave në Mal të Zi ishte sa 54 për qind e nivelit te Austrisë.
 
Shifrat gjithashtu tregojnë ndryshimet në nivelet e pagave në krahasim me Austrinë, ku është shënuar vetëm në Shqipëri dhe Kosovë. Shumica e vendeve të Ballkanit Perëndimor shënuan rritje të lartë të pagave përpara krizës së 2007/2008.

Rritja e pagave reale ishte, në disa raste, dyfishi i asaj që u aplikua në vendet e BE-së. Ashtu si në vendet e në tranzicion rritja u ngadalësua ndjeshëm në vendet e Ballkanit Perëndimor.
 
 Pas krizës, rritja u përshpejtua në vendet partnere, por kjo nuk u reflektua për shumicën e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ashtu si në vendet e Bashkimit Evropian (përveç Austrisë), vendosja e pagave në shumicën e vendeve të Ballkanit Perëndimor ishte e centralizuar vetëm në disa industri./Monitor

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat