Euro, monedhë e preferuar e shqiptarëve për kursime

Ekonomi

Euro, monedhë e preferuar e shqiptarëve për kursime

Më: 2 prill 2018 Në ora: 06:49
ilustrim

Euro zë 53% të totalit të depozitave, duke mbetur monedha e preferuar për kursimet në vendin tonë.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, stoku total i depozitave në muajin shkurt 2018 shënoi nivelin 995 miliardë lekë, ose 0.65% më pak se në muajin janar 2018.

Por ndërkohë për këtë periudhë (muajin shkurt), depozitat e reja shënuan nivelin 631 milionë euro.

Depozitat e reja në muajin shkurt ishin 631 milionë euro, sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, që evidentojnë se, 80% e tyre u depozituan në llogari rrjedhëse.

Individët zotërojnë pjesën më të madhe të kursimeve në euro, me 80% të totalit./ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat