Diskutohet hapja e një banke për diasporën në Kosovë

Ekonomi

Diskutohet hapja e një banke për diasporën në Kosovë

Më: 10 prill 2018 Në ora: 14:51
Foto nga takimi

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, është takuar me përfaqësuesit e Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare me seli në SHBA, të kryesuar nga presidenti Nazar Mehmeti,

Gjatë takimit, Mehmeti theksoi kontributin e madh që diaspora shqiptare ka dhënë në të kaluarën dhe po vazhdon ta japë për zhvillimin ekonomik të Kosovës, përfshirë këtu nevojën e madhe që të hyrat nga diaspora  të transformohen nga konsumi në investime që do kontribuonin direkt në zhvillim ekonomik të Kosovës.

Në takim u diskutua mundësia e investimit në sektorin bankar të Kosovës, ku përfaqësuesit e Rrjetit të Bizneseve të Diasporës nga SHBA shprehën gatishmërinë për fillimin  e procedurave për hapjen e bankës së diasporës në Kosovë.

Guvernatori i BQK-së mirëpriti një iniciativë të tillë dhe informoi përfaqësuesit e Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare lidhur me kërkesat ligjore të BQK-së për licencimin e një bank.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat