Punëtorëve të KEK-ut u dalin pagat me rritje

Ekonomi

Punëtorëve të KEK-ut u dalin pagat me rritje

Më: 13 prill 2018 Në ora: 14:57
KEK

Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), të premten i kanë marrë pagat me rritje, në shumë prej 100 eurove ashtu siç ishte premtuar. Rritjen e pagave e kanë konfirmuar drejtuesit e Sindikatës së Re të KEK-ut.

Kryetari i Sindikatës së Re të Korporatës Energjetike të Kosovës (SR KEK), Rafet Osmani ka konfirmuar se të gjithë punëtorët e KEK-ut, pagat i kanë marrë me rritje.

“Punëtorët e KEK-ut i kanë marrë pagat me rritjen prej 100 eurove”, tha Osmani.

Marrjen e Pagave me rritje për punëtorët e KEK-ut e kanë konfirmuar edhe zyrtarë ët kësaj korporate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat