Deputetet Osmani dhe Maloku po marrin pjesë në Konferencën Globale të FMN-së - Bota Sot
Deputetet Osmani dhe Maloku po marrin pjesë në Konferencën Globale të FMN-së

Ekonomi

E hënë, 21 maj 2018

Deputetet Osmani dhe Maloku po marrin pjesë në Konferencën Globale të FMN-së

Më: 16 prill 2018 Në ora: 15:41
Vjosa Osmani dhe Doruntinë Maloku

Deputetet e Grupit Parlamentar të LDK-së, Vjosa Osmani dhe Doruntinë Maloku, po marrin pjesë në takimin vjetor të Konferencës Globale Parlamentare të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, e cila po mbahet ne Uashington DC.

Në këtë ngjarje dy ditore, deputetet Osmani dhe Maloku do të marrin pjesë në sesione të ndryshme punuese ku do të kenë mundësi diskutimi me zyrtarë të lartë të Grupit të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, institucioneve të tjera të zhvillimit, si dhe organizatave të shoqërisë civile. Ato po ashtu, do të kenë mundësinë që të takojnë kryetarë Parlamentesh si dhe deputetë nga e mbarë bota.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test