Biznesi dhe individët rrisin kërkesën për kredi

Ekonomi

Biznesi dhe individët rrisin kërkesën për kredi

Më: 23 prill 2018 Në ora: 14:06
ilustrim

Bizneset dhe individët kanë rritur kërkesat për kredi në tremujorin e parë të këtij, bëri të ditur Banka e Shqipërisë.

Sipas raportit të publikuar së fundi nga BSH-ja mbi Vrojtimit të Aktivitetit Kreditues, kërkesa e bizneseve për kredi u raportua nga bankat më e lartë se në tremujorin paraardhës, e mbështetur si nga segmenti i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, ashtu edhe nga ai i ndërmarrjeve të mëdha.

Sipas raportit edhe për individët kërkesa për kredi është raportuar më e lartë, e mbështetur si nga kërkesa për kredi për blerje banese, ashtu edhe nga kërkesa për kredi konsumatore.

Por, ndërkohë, bankat kanë qenë më konservatore në standardet e aplikuara këtë tremujor. Shumica e tyre i kanë mbajtur ato të pandryshuara. Në kahun shtrëngues të kushteve në miratimin e kredisë për individët ka vepruar vetëm rritja e kërkesave për kolateral.

Për tremujorin e dytë të vitit 2018, bankat presin një ngadalësim të aktivitetit kreditues, si në monedhën vendase ashtu edhe atë të huaj. Për të njëjtin tremujor normat e interesit të kredisë priten më të larta, si në lekë ashtu edhe në valutë./ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat