Fiton mbi 2 milionë lekë, sot afati i fundit i deklarimit vjetor të të ardhurave

Ekonomi

Fiton mbi 2 milionë lekë, sot afati i fundit i deklarimit vjetor të të ardhurave

Më: 30 prill 2018 Në ora: 11:39
ilustrim

Sot është afati i fundit i plotësimit të deklaratës individuale vjetore të ardhurave për të gjithë individët rezident ose jo në Republikën e Shqipërisë që realizojnë mbi 2 milionë lekë nga të gjitha burimet e të ardhurave në vit.

Individët duhet të deklarojnë të ardhurat nga pagat dhe shpërblimet, dividenti dhe lojërat e fatit fitimet kapitale shirja e pasurisë së paluajtshme dhe qiratë, apo interesat bankare.

Ligji parashikon gjithashtu se nga shuma e të ardhurave individëve t’u zbriten shpenzimet e interesave bankare për shkollim për vete apo për fëmijët dhe personat në kujdestari, si dhe shpenzimet për mjekim, për vete apo për fëmijët dhe personat në kujdestari, për pjesën e pambuluar nga sigurimi i detyrueshëm shëndetësor.

Edhe zbritjen e shpenzimeve individët duhet ta deklarojnë dhe vërtetojnë ato me fatura.
Nëse individi i cili e ka detyrimin për të deklaruar nuk e kryen këtë deklarim, atëherë individit përveçse do ti kërkohet deklarimi do të paguajë edhe një penalitet prej 5 mijë lekësh

Të ardhurat nga “Tatimi mbi të ardhurat personale” janë realizuar në vlerën 32.2 miliard lekëve, në vitin 2017.

Deklarimi i të ardhurave, përveç se është detyrim ligjor, i çdo individi subjekt i deklarimit, është edhe një garanci më shumë, lidhur me justifikimin e pasurisë së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat