Janar-mars, zhdoganohen 668 ton cigare

Ekonomi

Janar-mars, zhdoganohen 668 ton cigare

Më: 30 prill 2018 Në ora: 12:06
ilustrim

Gjatë periudhës janar-mars të këtij viti u regjistrua një rritje e zhdoganimit të cigareve.

Doganat kanë raportuar se në tre muajt e parë të këtij viti janë zhdoganuar 66 ton cigare më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017.

Në 3-mujorin e 2018-ës nga doganat kanë kaluar 668 ton cigare, me një mesatare mbi 220 tonë në muaj.

Po sipas të dhënave nga doganat, konsumi i cigareve është pak më i ulët sesa sasia e importuar./ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat