Forcimi i monedhës vendase, Bushati: Ra alibia e opozitës

Ekonomi

Forcimi i monedhës vendase, Bushati: Ra alibia e opozitës

Më: 30 prill 2018 Në ora: 12:10
ilustrim

Forcimi i monedhës vendase (lekut) përkundrejt monedhës së përbashkët europiane (euro) ka qenë përpjestim të drejtë me efektet e ndërhyrjeve që ka ndërmarrë Banka e Shqipërisë për deeuroizimin.

Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati gjatë diskutimit të projektrezolutës për raportin vjetor të Bankës së Shqipërisë, në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave theksoi se kjo hedh poshtë supozimet e opozitës e cila e lidhi forcimin e lekut me zgjedhjet parlamentare.

“Forcimi i monedhës shqiptare ka qenë në përpjestim të drejtë me efektet nga ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë për deeuroizimin, çka hedh poshtë supozimet e opozitës për futjen e euros para zgjedhjeve”, deklaroi ai.

Sipas Bushatit, me fuqizimin e monedhës vendase përfitojnë blerësit shqiptarë pasi mallrat që vijnë nga importi bëhen më të lira.

Për sa i përket eksportuesve, Bushati theksoi se kjo do të jetë një sfidë për ta, duke i paralajmëruar se forcimi i lekut do të vijojë.

“Eksportuesit duhet të shtojnë investimet e tyre për përmirësimin e infrastrukturës, pasi një infrastrukturë më e mirë ua bën atyre mallrat më të lira. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat