Reçica: Panairi ka për qëllim rritjen e punësimit

Ekonomi

Reçica: Panairi ka për qëllim rritjen e punësimit

Më: 4 maj 2018 Në ora: 10:50
Skënder Reqica

(E plotësuar) - Mbi katër mijë vende të punës po ofrohen nga 150 kompani private në Panairin e Punës të organizuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, GIZ-i gjerman dhe Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare.

Megjithatë, edhe interesimi i punëkërkuesve në këtë panair është mjaft i lartë, kryesisht prej moshës së re, të cilët shpresojnë që të gjejnë vende të punës.

Lirim Sopaj, punëkërkues i cili aplikoi për punë në një kompani private, shpreson të gjejë një vend pune.

Sopaj: Aplikova për punë, shpresoj të punësohem

“Po aplikova për punë si kimist. Shpresoj që po(të punësohem), s’po di tash, megjithëse s’pati edhe pozita të mira për atë që kërkova unë, mirëpo te shohim”, ka thënë Sopaj.

Edhe Sami Mehmeti i cili aplikoi sot për punë në këtë panair, beson se do të punësohet, sepse tha se ka edhe përvojë punë për pozitën që ka aplikuar.

Mehmeti: Shpresoj të punësohem

 “Shpresojmë(të punësohem),... për picamen, punoj qe pesë vjet në këtë profesion”, ka thënë Mehmeti. 

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica gjatë hapjes së panairit  tha se ngjarja e sotme ka të bëjë me rritjen e punësimit dhe aftësimit profesional. Ai shtoi se ky panair ka karakter promovimin e vendeve të punës dhe përçon një imazh të mirë për investitorë të huaj.  

Reçica: Ky panair ka për qëllim rritjen e punësimit

“Ajo çka na ka bashkuar neve sot, është angazhimi dhe përkushtimi ynë që sa më shumë të rinjve dhe të rejave t’ju ofrojmë mundësi punësimi, dhe, jo vetëm kaq. Të gjithë jemi të vetëdijshëm se mundësi të mira për punësim ofrohen në saje të aftësimit dhe riaftësimit profesional. Ky panair, është në funksion të këtij angazhimi që ka të bëjë me rritjen e punësimit, përmirësimin e aftësimit dhe riaftësimit profesional në vend”, ka thënë ministri Reçica. 

Ai ka shtuar se këto panaire ngërthejnë në vetë shumë dimensione, vënien e kontakteve përkatësisht rrjetëzimin e kompanive kosovare me ato ndërkombëtare dhe mundësinë e bashkëpunimit për bërje të biznesit dhe investimeve potenciale në vend.

Njëkohësisht është hapur edhe edicioni i tetë i Panairit Virtual të Karrierës të organizuar nga Universiteti i Prishtinës 'Hasan Prishtina'. Rektori i UP “Hasan Prishtina”, Marjan Dema, i cili bëri hapjen zyrtare të panairit të karrierës, tha se UP është një institucion i cili i bënë të fort edhe bizneset me student të kualifikuar.

Dema: Pa UP-së është vështirë ndryshimi

“Kosova ka nevojë për ndryshim dhe pa ndryshim të Universitetit të Prishtinë, është vështirë të vie ai ndryshim. Sipas planit strategjik, të Universitetit të Prishtinës, ne jemi duke bërë reforma në tri fusha me prioritet, në mësimdhënie, në mësim nxënie, në hulumtime shkencore dhe në shërbime. Ne si menaxhment, i besojmë këtij ndryshimi, edhe do të ndodhë ky ndryshim. Në qoftëse ky ndryshim ndodhë, ne do ta quajmë fitore. Fitore e Universitetit të Prishtinës, do të thotë fitore e bizneseve që do të kenë të punësuar të përgatitur”, ka thënë rektori Dema.

Panairi i Punës po mbahet në sallën ‘1 Tetori” në Prishtinë.

Panairi i punës, ofrohen mbi katër mijë vende të punës

Mbi katër mijë vende të punës po ofrohen nga 150 kompani private në Panairin e Punës të organizuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, GIZ-i gjerman dhe Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare.

Megjithatë, edhe interesimi i punëkërkuesve në këtë panair është mjaft i lartë, kryesisht prej moshës së re, të cilët shpresojnë që të gjejnë vende të punës.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reqica gjatë hapjes së panairit  tha se ngjarja e sotme ka të bëjë me rritjen e punësimit dhe aftësimit profesional.

“Ky panair ka karakter promovimin e vendeve të punës dhe përçojnë një imazh të mirë për investitorë të huaj”, ka thënë Reqica.

Njëkohësisht është hapur edhe edicioni i tetë i Panairit Virtual të Karrierës të organizuar nga Universiteti i Prishtinës 'Hasan Prishtina'.

Rektori i UP “Hasan Prishtina”, Marjan Dema, i cili bëri hapjen zyrtare të panairit të karrierës, tha se Kosova ka nevojë për ndryshim dhe pa UP-në është vështirë që të ndodhë ai ndryshim. Misioni i UP, ai tha se është për mësimdhënie, në mësimnxënie dhe kërkime shkencore.

Sipas tij, UP është një institucion i cili i bënë të fort edhe bizneset me student të kualifikuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat