Ministria e Infrastrukturës bën apel për kujdes në rrugën Kaçanik – Hani i Elezit

Ekonomi

Ministria e Infrastrukturës bën apel për kujdes në rrugën Kaçanik – Hani i Elezit

Më: 4 maj 2018 Në ora: 16:55
Kaçanik – Hani i Elezit

Ministria e Infrastrukturës ka bërë thirrje për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacionin rrugor, që frekuentojnë rrugën N 2, Kaçanik – Hani i Elezit, që të kenë parasysh se një pjesë e kësaj rruge, rreth 200 metra, përbën rrezik për rrëshqitje dhe erodime të dheut e të gurëve.

“Ju lusim për vëmendjen tuaj dhe për kujdes të shtuar, nëse patjetër e zgjedhni të qarkulloni në këtë aks rrugor. Ne si Ministri e Infrastrukturës, që nga nesër do të marrim masat e nevojshme për rregullim të atij rreziku, por deri në sigurimin e plotë të këtij aksi, ju bëjmë thirrje që të zgjedhni rrugë alternative, siç është rruga për në pikën kufitare “Gllobiçicë”, e cila e lidhë Prizrenin me Tetovën”.

Nga kjo ministri gjithashtu kanë bërë të ditur se krahas punëve që po kryhen në Autostradën “Arbën Xhaferi”, e cila pritet të përfundojë në fund të nëntorit të këtij viti, janë duke u munduar që të sigurojnë qarkullim pa probleme edhe në rrugët ekzistuese.

“Situatën që e kemi trashëguar kërkon ndërhyrje emergjente në shumë segmente, njëra nga këto është edhe segmenti, Kaçanik – Hani i Elezit, rruga ekzistuese Nacionale N 2. Si zakonisht, jemi në dispozicion për çfarëdo situate që lëvizja e lirë e mallrave dhe e qytetarëve të mos ketë pengesa”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat