Beqaj: Iowa kontribuon në rritjen e mirëqenies së qytetarëve tanë

Ekonomi

Beqaj: Iowa kontribuon në rritjen e mirëqenies së qytetarëve tanë

Më: 9 maj 2018 Në ora: 13:32
Besim Beqaj

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, sot ka takuar delegacionin e Iowas me të cilin ka bashkëbiseduar për mundësitë e bashkëpunimit në shumë fusha në mes të Kosovës dhe shtetit të Iowas.

Beqaj e ka falënderuar shtetin e Iowas për kontributin e dhënë në vazhdimësi për Kosovë dhe ka shprehur interesimin e tij dhe të Kosovës për fuqizim dhe intensifikim të bashkëpunimit në të ardhmen. 

“Shteti i Iowas po kontribuon shumë për zhvillimin ekonomik dhe në rritjen e mirëqenies së qytetarëve të Kosovës, për këtë i falënderova dhe u pajtuam për fuqizim dhe intensifikim të bashkëpunimit”, tha Beqaj pas këtij takimit.

Delegacioni i shtetit të Iowas po qëndron për një vizitë në Kosovë, gjatë së cilës, ky delegacion ka takuar udhëheqësit më të lartë shtetërorë dhe institucionalë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat