Birrat e Kosovës të kërkuara në Iowa

Ekonomi

Birrat e Kosovës të kërkuara në Iowa

Më: 10 maj 2018 Në ora: 16:00
Foto ilustrim

Oda Ekonomike Amerikane ka organizuar konferencë për media lidhur me bashkëpunimin Kosovë-Iowa nga viti 2013 e deri më tani, me ç'rast u tha është ndër bashkëpunimet më të mëdha dhe aktive.

Drejtori i Odës Amerikane, Arian Zeka, tha se ky partneritet i jashtëzakonshëm, i cili do të sjellë rezultate edhe më të mëdha vitet e ardhshme. Komandanti i Gardës Nacionale të Iowas, Timothy Orr, bëri të ditur se deri më tani kanë 77 partneritete, ku ky i fundit me Kosovën, është më i rëndësishmi.

"Tani kemi Iowan dhe Kosovën si të tëra, jo vetëm partneritet ushtarak. Jam shumë i kënaqur me atë që kam parë këtë vit", tha ai.

Ndërsa konsulli i Kosovës në Iowa, Xhavit Gashi, tha se bashkëpunimi i filluar fillimisht në nivel ushtarak, ka përfunduar me binjakëzimin e qytetarëve.

Ai përmendi shitjen e verës Stine Castle në Iowa dhe tha se njerëzit atje janë të gatshme të japin hapësirat që të kenë ‘Princ Cafe-n’ atje.

 "Birra Peja është shumë e kërkuar në Iowa për shkak të shumë ushtarëve që kanë shërbyer në Kosovë", tha Gashi.

Sipas tij, pa edukim profesional në fushat ku tregu i punës ka nevojë, nuk ka as zhvillim ekonomik. Kryetarja ekzekutive e shteteve simotra të Iowa-s, Kim Heidemann, u shpreh se kjo marrëdhënie është duke u zgjeruar me 8 vende të ndryshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat