Pacolli: Mosmarrëveshjet politike po e pengojnë bashkëpunimin ekonomik - Bota Sot
Pacolli: Mosmarrëveshjet politike po e pengojnë bashkëpunimin ekonomik

Ekonomi

E mërkurë, 19 shtator 2018

Pacolli: Mosmarrëveshjet politike po e pengojnë bashkëpunimin ekonomik

Më: 17 maj 2018 Në ora: 18:50
Behgjet Pacolli ka marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror

Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli ka marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror, i cili po mbahet në kuadër të Samitit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Sofje të Bullgarisë.

Pacolli  ka thënë se bashkëpunimi rajonal në Ballkanin Perëndimor është çelës për shfrytëzimin e potencialit ekonomik të rajonit tonë.

“Pasi po shohim një revitalizim të marrëdhënieve në mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, duhet të shfrytëzojmë sa më mirë këtë moment. Ballkani Perëndimor përsëri është lart në agjendën e BE-së”, ka thënë Pacolli.

Megjithatë, sipas tij, mosmarrëveshjet bilaterale në nivel politik mbesin ende pengesë.

“Fokusi duhet të jetë në heqjen e barrierave dhe lejimin e lëvizjes së lirë të investimeve, të mirave dhe njerëzve. Një perspektivë e qartë e anëtarësimit në BE për vendet e Ballkanit Perëndimor mund të shpejtojë reformat në vendet e rajonit. Por, perspektiva e qartë evropiane është edhe garancë për më shumë investime. Është e rëndësishme që BE të marrë qëndrim të guximshëm dhe të thotë që gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor do të anëtarësohen në BE në të njëjtën kohë. Kjo do të inkurajojë frymën e bashkëpunimit të vërtetë rajonal, pasi suksesi i një shteti varet nga suksesi i fqinjëve të vet. Prandaj, duhet t’i eliminojmë të gjitha elementet e kompeticionit në mes shteteve tona”, shtoi ai.

Pacolli, ka theksuar se Kosova do të mbetet e përkushtuar për bashkëpunim dhe fqinjësi të mirë në mes të të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test