Reçica: Subvencionimi i pagave ka qëllim zvogëlimin e papunësisë

Ekonomi

Reçica: Subvencionimi i pagave ka qëllim zvogëlimin e papunësisë

Më: 25 maj 2018 Në ora: 11:05
Nënshkrimi i marrëveshjes

(E plotësuar) - Një numër prej 270 të rinjve punëkërkues përfshihen në subvencionim të pagave, por edhe në trajnim për punë, me qëllim të zvogëlimit të papunësisë në Kosovë.

Kështu ka thënë sot ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica gjatë nënshkrimit të marrëveshjeve në mes të përfituesve të programeve aktive të tregut të punës.

Programi i lansuar muaj më parë, ka dhënë mundësinë rreth 270 punëkërkuesve të pa punë të punësohen nëpër disa ndërmarrje të sektorit privat në kuadër të skemës së subvencionimit të pagës, si dhe të kryejnë aftësim profesional tre mujor në ndërmarrje të ndryshme të sektorit privat në kuadër të skemës Trajnim në Punë.

Ministri Reçica ka thënë se janë të përkushtuar për uljen e papunësisë në vend si një ndër brengat më të mëdha, por edhe në përmirësimin e klimës së të bërit biznes.

Reçica: Ne nuk do të ndalemi vetëm me këtë numër prej 270

“Ne si Ministri e Punës jemi zotuar se pa asnjë kursim do të përpiqemi të jemi bashkëpunues me sektorin privat, sepse vetëm bashkëpunimi me sektorin privat do ta na sjell një situatë ku papunësinë nuk do ta kemi në këtë nivel çfarë e kemi sot... Ne nuk do të ndalemi me kaq, me një numër si ky sot(270), por do të vazhdojmë edhe më tutje, edhe në programet e tjera në kuadër të masave aktive të tregut të punës”, theksoi ministri Reçica.

Ministri i MPMS ka shtuar se shumë shpjet do të arrihen edhe marrëveshje me shtetet e Bashkimit Evropian për punësim sezonal të të rinjve kosovarë.

Ndërsa, Alesandara Roccasalvo zëvendës përfaqësuese e përhershme e UNDP, tha se ky numër prej 270, ndoshta nuk është i madh, por sipas saj, është i efektshëm për familjet e tyre. Ajo shtoi se tregut të punës në Kosovë, i duhen punonjës edhe më të kualifikuar.

Roccasalvo: Tregut të punës i duhen punëtorë më të kualifikuar

“Unë dua të them se këtu ka dy objektiva, njëra është për t’i çuar drejt punësimit njerëzit që po kërkojnë punë për t’u dhënë eksperiencë, sepse ne jemi një zyrë e madhe dhe kemi qindra njerëz, dhe nëse unë dua ta punësoj dikë, çka shoh më së pari është nëse personi ka punuar më parë apo ka eksperiencë pune. Dhe gjëja e dytë është rritja e bizneseve, ju e dini Kosova rritë biznese rreth 7 perqind çdo vit, dhe kjo është enorme, shumë vende nuk kanë mundësi të një rritjeje të tillë, por patjetër që nuk është kurrë e mjaftueshme për sektorin privat, sa herë që shkoj diku, në ngjarje, pritje, takime me ministri, sektori privat gjithnjë me tregon një gjë ”Ne duam njerëz me të kualifikuar””, ka thënë Roccasalvo.

Punëkërkuesja Teuta Berisha, tha si juriste e diplomuar ishte e papune, dhe sot është përfituese e programit Trajnim në Punë, në rrobaqepësi.

Ajo inkurajon të rinjtë të regjistrohen në komunat e tyre për punëkërkues, në mënyrë që të gjejnë punë më lehtë.

Berisha: Kam qenë tetë vjet këshilltare në kuvend komunal, tash dua të bëhem rrobaqepëse

“Kam punuar tetë vite si këshilltare në kuvend komunal, kam mbaruar aty mandatin dhe s’kam mundur me u inkuadruar diku tjetër. Kam pasur hobi dizajnin dhe kam shkuar për rrobaqepëse me shpresën se një ditë do të bëhem një rrobaqepëse e mirë dhe kjo ka qenë një mundësi e mirë, projekt i mirë nga ana e Ministrisë. Unë mendoj se projektet e tilla duhet të vazhdojnë, ka shumë të rinj dhe të reja të Kosovës që janë të kualifikuar dhe janë të papunë, bredhin rrugëve. Andaj, unë ju bëjë thirrje të gjithë të rinjve dhe të rejave që të regjistrohen në Zyrën për Punë Sociale, edhe pse ata kanë humbur shpresën, mirëpo nuk dihet numri i saktë i pa punëve”, ka thënë Berisha.

Gent Bakija nga ‘Ujë Rugova’, ka thënë se kjo kompani mbetet e përkushtuar në zbatimin e këtyre projekteve për punësim dhe trajnim.

Bakija ka treguar për mundësinë që kjo korporatë iu ka dhënë 5 punëtorëve për punësim dhe trajnim profesional nga komuna e Obiliqit dhe Pejës.

Gjejnë punë 270 të rinj në sektorin privat

Agjencia e Punësimit në bashkëpunim me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, mbajtën ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve në mes të përfituesve të programeve aktive të tregut të punës, ku do të përfitojnë 270 punëkërkues.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica tha se punësimi i të rinjëve është brenga e MPMS dhe po punohet në shumë drejtime.

Sipas tij, po punojnë për përgatitjen e të rinjve për punë sezonale por edhe për punë në ndërmarrje publike.

“Jemi zotuar që do përpiqem që të jemi bashkëpunues me sektorin privat, ngase me këtë përkushtim nuk do ta kemi nivelin e papunësisë siç është sot. Ne nuk do të ndalemi vetëm me këtë numër prej 270 për subvencionimin e pagave në punë dhe praktikë në punë”, tha Recica, duke shtuar se janë të përkushtuar të zbatojnë programin për punësimi e një anëtari në një familje që nuk kanë asnjë të punësuar.

Alesandara Roccasalvo zëvendëspërfaqësuese e përhershme e UNDP, tha se ky numër prej 270, ndoshta nuk është i madh, por sipas saj, është i efektshëm për familjet e tyre.

Gent Bakija nga ‘Uji i Rugova’, ka thënë se kjo kompani mbetet e përkushtuar në zbatimin e këtyre projekteve për punësim.

Teuta Berisha e cila ka gjetur punë si rrobaqese nga këta 270, inkurajon të rinjtë të regjistrohen në komunat e tyre për punëkërkues, në mënyrë që të gjejnë punë më lehtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat