11 725 biznese informohen mbi skemën e deklarimit të TVSH-së - Bota Sot
11 725 biznese informohen mbi skemën e deklarimit të TVSH-së

Ekonomi

E hënë, 18 qershor 2018

11 725 biznese informohen mbi skemën e deklarimit të TVSH-së

Më: 25 maj 2018 Në ora: 21:25
ilustrim

Administrata tatimore po vijon në mënyrë intensive informimin për tatimpaguesit e vegjël, si në mjediset e ushtrimit të aktivitetit, ashtu edhe në ato të administratës.

Deri tani, nga të dhënat e bëra publike nga administrata tatimore janë vizituar 11 725 subjekte.

Në pjesën më të madhe, nga ana e punonjësve të drejtorive rajonale bizneset janë kontaktuar më shumë se dy herë dhe janë njohur nga afër me detyrimet që kanë lindur nga futja në skemën e TVSH-së.

Për 3 520 subjekte ose rreth 36% e totalit janë zhvilluar sesione trajnimesh, sipas një kalendari të përcaktuar.

Gjatë zhvillimit të tyre, biznesit të vogël i është dhënë informacioni i duhur lidhur me plotësimin e librave të blerjes dhe shitjes, deklaratës së thjeshtuar të TVSH-së, etj.

Pranë 12-të Këndeve të Asistencës janë informuar 5 751 subjekte ose 58% e totalit të biznesit të vogël.

Drejtoria e përgjithshme e Tatimeve inkurajon tatimpaguesit që të marrin pjesë në trajnimet e dedikuara, si dhe për çdo paqartësi që mund të kenë në vazhdimësi t’i drejtohen këndeve, qendrës së thirrjes, si edhe shërbimit live chat./ATSH

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test