200 të punësuar në 4 muaj në Kukës

Ekonomi

200 të punësuar në 4 muaj në Kukës

Më: 27 maj 2018 Në ora: 15:47
ilustrim

Në qarkun e Kukësit janë punësuar rreth 200 persona gjatë 4 muajve të parë të këtij viti, ndërkohë pranë zyrave të punës janë 240 vende të lira pune të deklaruara.

Drejtori i Shërbimit Kombëtar të Punësimit të qarkut të Kukësit, Ledian Halilaj në një prononcim për ATSH-në bëri të ditur se nga numri total i të punësuarve gjatë periudhës janar-prill, 36 prej tyre janë kanë qenë pjesë e ndihmës ekonomike por pas zbatimit të skemës së re kanë dalë prej saj.

Sipas Halilajt, numri i punëkërkuesve të regjistruar është 6757. Nga totali i punëkërkuesve të regjistruar pranë zyrave të punës në tre bashkitë e këtij qarku, Kukës, Tropojë dhe Has, 36 prej tyre janë orientuar drejt formimit profesional./ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat