Çmimet më të larta në vitin 2017

Ekonomi

Çmimet më të larta në vitin 2017

Më: 2 qershor 2018 Në ora: 07:34
Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar indeksin e harmonizuar të çmimeve të konsumit për vitin 2017, ku thuhet se çmimet ishin më të larta në një mesatare prej 1.5 për qind, krahasuar me vitin 2016.

Sipas ASK-së, publikimi vjetor i indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit i harmonizuar sipas konceptit ndërkombëtar, është implementuar nga muaji janar i vitit 2015 dhe përmban seritë kohore në baza vjetore për periudhën 2002 - 2017 të rillogaritur me vitin bazë 2015=100.

Indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit në vend në vitin 2017 ishte më i lartë në një mesatare prej 1.5 për qind, krahasuar me vitin 2016 dhe kjo kryesisht është shpjeguar me rritjen e çmimeve të konsumit te: përdorimi i pajisjeve për transportin personal (5.8%) me një ndikim prej 0.4 për qind; rryma, gazi dhe lëndët djegëse të tjera (6.0%) me një ndikim prej 0.3 për qind; duhani (5.7%) me një ndikim prej 0.2 për qind; buka dhe drithërat (0.7%); mishi (1.0%); qumështi, djathi dhe vezët (2.1%); pemët (7.3%); sheqeri dhe ëmbëlsirat (4.6%); kafja, çaji dhe kakao (8.1%); uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet (1.1%); këpucët (3.7%), ku secili nëngrup ndikoi me 0.1 për qind në IHÇK.

Kurse, rënie e çmimeve mund të vërehet te: blerja e automjeteve (-1.4%); pajisjet audio-vizuele, fotografike dhe për përpunimin e informative (-5.8%), ku secili nëngrup ndikoi me (-0.1 %) në IHÇK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat