“Rrjeti i Shitësve me Pakicë” demanton lajmin për rritje të çmimeve për festën e Fitër Bajramit

Ekonomi

“Rrjeti i Shitësve me Pakicë” demanton lajmin për rritje të çmimeve për festën e Fitër Bajramit

Më: 15 qershor 2018 Në ora: 18:01
Foto ilustrim

“Rrjeti i Shitësve me Pakicë”, me anëtarët: ETC, VivaFresh, Super Viva, Meridian Express, Albi Shopping, Maxi, Interex, ka reaguar pas deklarimeve nga organizata ‘Konsumatori’, në lidhje me rritjen e çmimeve për festen e Fitër Bajramit në markete.

Sipas ‘Rrjetit të Shitësve ne Pakice’, drejtori i organizatës ‘Konsumatori’, Selatin Kaçaniku, ka shprehur opinionin e tij pa përkrahjen e fakteve dhe duke ju referuar “marketeve” në përgjithësi.

Ndërkaq kanë paralajmëruar masa, duke thënë se deklarata të tilla  njollosin reputacionin e kompanive në fjalë.

“Rrjeti i Shitësve me Pakicë”, do të marrë masa për një deklaratë të tillë të trilluar e cila njollos reputacionin e kompanive të lartpërmendura dhe krijon mosbesim tek konsumatoret tanë. Ne jemi të gatshëm t’i ofrojmë fakte publikut në bazë të verifikimeve të bëra nga inspektoret që një situatë e tillë nuk është prezent në marketet tona”, ka thënë  Mrika Selimaj, Drejtoreshë Ekzekutive, Rrjetit të Shitësve ne Pakicë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat