Zhvillimi i politikave fiskale synon lehtësimin e të bërit biznes - Bota Sot
Zhvillimi i politikave fiskale synon lehtësimin e të bërit biznes

Ekonomi

E enjte, 20 shtator 2018

Zhvillimi i politikave fiskale synon lehtësimin e të bërit biznes

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 12:35
Takimi i Ministrit të Financave, Bedri Hamza, me drejtuesit e kompanive anëtare të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë

Funksionalizimi i ekonomisë së tregut si dhe reformat në politikat fiskale të vendit janë të domosdoshme për lehtësimin e mëtejmë të të bërit biznes por edhe për fuqizimin e sektorit privat në Kosovë. Kjo u tha gjatë një takimi të Ministrit të Financave, Bedri Hamza, me drejtuesit e kompanive anëtare të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë.

Arian Zeka, Drejtor Ekzekutiv i Odës Amerikane, shprehu gatishmërinë e Odës Amerikane për të kontribuar me rekomandime për procesin e plotësim-ndryshimit të legjislacionit tatimor. Ai shprehu shqetësimet e Odës Amerikane për sa i përket menaxhimit të parasë publike, veçanërisht disa vendimeve të cilat mund të çojnë në rritjen e ngarkesës fiskale për bizneset.

Hakif Gashi, Zëvendëspresident i Bordit të Guvernatorëve të Odës Amerikane, tha se krijimi i një ambienti të mirë për bizneset reflekton në rritjen e vendeve të punës dhe rritje ekonomike të vendit. Ai shtoi si primare zhvillimin e politikave të mirëfillta fiskale në tërheqjen e investitorëve të huaj në Kosovë, por edhe zgjerimin e kompanive të Kosovës në rajon.

Bedri Hamza, Ministër i Financave, sqaroi se rrezikimi i stabilitetit makrofiskal në Kosovë mund të krijojë probleme si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat. Ai tha se synim i Ministrisë së Financave vazhdon të mbetet përkrahja e sektorit privat në lehtësimin e eksportimit të produkteve në tregun rajonal duke u shprehur se ky ka qene edhe qëllimi i masave fiskale të zbatuara nga ana e Ministrisë së Financave për lirime doganore dhe shkurtim të procedurave doganore. Hamza njoftoi se MF është duke punuar në ndryshimin e legjislacionit tatimor në përputhje me direktivat e BE-së. 

Bizneset e pranishme në takim përgëzuan Ministrin Hamza për vendimet e ndërmarra nga Ministria që ai drejton për lehtësira fiskale me ndikim të dukshëm në fuqizimin e tyre, por edhe në qartësimin dhe aplikimin e drejt të legjislacionit tatim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test