Ja sa u shtrenjtuan nafta dhe benzina këtë vit

Ekonomi

Ja sa u shtrenjtuan nafta dhe benzina këtë vit

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 22:22
Foto ilustrim

Çmimi i naftës dhe i benzinës në Kosovë vazhdon të jetë i lartë. Aktualisht një litër naftë kushton 1.16 centë, derisa një litër benzinë 1.17 centë. Vitin e kaluar, në këtë kohë, 1 litër naftë ka qenë 98 centë, derisa një litër benzinë 1 euro. E, para rreth një muaji në Kosovë çmimi ka qenë 3 deri në 5 cent më lirë. Në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë kanë thënë se nuk mund të ndërhyjnë në tregun e lirë. Kurse, naftëtarët arsyetojnë ngritjen e çmimeve.

Në Shoqatën e Naftëtarëve të Kosovës kanë treguar se çmimet e derivateve janë rritur, por thonë se kosovarët janë duke blerë naftë dhe benzinë me çmimin më të lirë në rajon.

“Qytetarët dhe bizneset në Republikën e Kosovës s’kanë nevojë për panik, se janë duke u shërbyer me çmime më te lira në rajon. Çmimet përafërsisht sillen sot: dizeli 1.16, kurse benzina 1.17 centë”.

Në këtë shoqatë po ashtu kanë treguar se vitin e kaluar çmimet e derivateve kanë qenë rreth 98 centë për litër.

“Në vitin e kaluar ne ketë kohë çmimi i dizellit ka qen rreth 0.98 cent. Sepse ka qen kuota ndërkombëtare e prodhimit e madhe dhe çmimi ka qen ma i lirë ,ndërsa në ketë kohë sipas organizatës së prodhuesve OPEK prodhimi është më i vogël dhe si pasoj e prodhimit edhe çmimi është më i lart në globin botorë dhe kjo ndikon edhe te ne në Kosovë”.

E, në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, thonë se shteti nuk mund te ndërhyjë në çmimin e lirë të tregut.

“MTI është përgjegjës vetëm për cilësi ne tregun e brendshëm. Ministra e tregtisë dhe industrisë nuk ka kompetencë për kontrollin e çmimit te derivateve ,pasi qe tregu është i lirë”, ka thënë, Enver Hajrullahu, këshilltar i ministrit Bajram Hasani.

Ndërsa, Valon Prestreshi, kryetar i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, ditë më parë në një deklaratë për media ka treguar se idealja është që në Kosovë mos të ketë çmime unike, pasi që kjo është ekonomia e tregut të lirë.

“Po kjo është idealja pikërisht këtë e kërkon konkurrenca që mos të ketë çmime unike. Kjo është ekonomia e tregut të lirë që konsumatorët të kenë mundësi të zgjedhin naftën ose benzinën më kualitative. E paguajnë më shtrenjtë naftën më cilësore, nëse duan jo cilësi të paguhet më lirë. Le të jetë zgjidhje e konsumatorëve këtë e kërkon edhe Ligji për Mbrojtjen e Konkurrencës që të ketë diskrepancë të çmimit, jo të jenë çmimet unike”, ka thënë Prestreshi.

Sipas tij, çmimet unike janë të ndaluara me Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës.

Gjatë ditës së sotme, treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, kanë treguar se çmimi është sillur nga 65.48 dollarë amerikanë për fuçi.

Treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, u rritën me 0.5 për qind dhe u tregtuan me 75.46 dollarë amerikanë për fuçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat