Pacolli: Kosova në vendin e dytë në rajon për liritë ekonomike

Ekonomi

Pacolli: Kosova në vendin e dytë në rajon për liritë ekonomike

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 15:44
Behgjet Pacolli priti në një takim zëvendës-presidentin e Fondacionit Heritage me seli në Uashington, Dr James Carafano

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, priti në një takim zëvendës-presidentin e Fondacionit Heritage me seli në Uashington, Dr James Carafano, ku u tha se Kosova vazhdon të renditet lart në ranglistën botërore të indeksit për liritë ekonomike dhe në vendin e dytë në rajon.

Në kuadër të këtij takimi kreu i diplomacisë Kosovare, Pacolli, e njoftoi përfaqësuesin e këtij institucioni me zhvillimet e gjithmbarshme në Kosovë dhe përparimet e shënuara deri më tash, ndërkohë që u diskutua në lidhje me mundësitë e rritjes së bashkëpunimit në të ardhmen.

Nga ana e tij, zëvendës presidenti i Fondacionit Heritage, Carafano, e ka njoftuar ministrin Pacolli në lidhje me indeksin për liritë ekonomike dhe të arriturat e Kosovës në këtë drejtim.

“Është lajm i mirë, që Kosova vazhdon të renditet relativisht lart në ranglistën botërore të indeksit për Liritë Ekonomike dhe në vendin e dytë në rajon, pas Maqedonisë. Kjo është dëshmi serioze për krijimin e sigurisë tek investitorët botërorë, që të investojnë kapitalin e tyre në vendin tonë. Ne, duhet të punojmë edhe më shumë, që të renditemi në top vendet e para”, ka thënë numri dy i Qeverisë, Pacolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat