Haradinaj: Liberalizimi i vizave, lajm i mrekullueshëm për bizneset në vend

Ekonomi

Haradinaj: Liberalizimi i vizave, lajm i mrekullueshëm për bizneset në vend

Nga: A.M. Më: 19 korrik 2018 Në ora: 15:18
Pamje nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka zhvilluar një takim ne Odën Ekonomike të Kosovës.

Ai në postimin e tij në Facebook, pas takimit ka thënë se liberalizimi i vizave është lajm i mrekullueshëm për bizneset në vend.

Postimi i plotë:

Liberalizimi i vizave, qytetarëve të Kosovës ua lehtëson jetën, dhe veçanërisht është lajm i mrekullueshëm për bizneset në vend.

Në vizitën e sotme në Odën Ekonomike të Kosovës, rikonfirmova përkushtimin e Qeverisë për të rritur parametrat në ekonomi, si dhe për të vazhduar partneritetin me sipërmarrësit dhe bizneset.

Bizneseve në vend me ndërtimin e termocentralit “Kosovës së Re” u garantohet stabilitet energjetik. Poashtu, kemi ndërmarrë hapa konkret në përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore që na lidhë me shtetet fqinje e më gjerë. Komunave u kemi siguruar hapësirë të veçantë për zona ekonomike. Kurse, politikat fiskale i kemi ndër më të mirat në rajon.

Ekonominë po e orientojmë drejt partnerëve tanë strategjikë dhe me lëvizjen e lirë në vendet e BE-së do të fuqizohen lidhjet ekonomike me Europën.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat