Kosova ia sheh hairin vendimit për mbrojtjen e pemëve dhe perimeve, përfiton 252 mijë euro

Ekonomi

Kosova ia sheh hairin vendimit për mbrojtjen e pemëve dhe perimeve, përfiton 252 mijë euro

Më: 23 korrik 2018 Në ora: 16:49
Ilustrim

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, e cila udhëhiqet nga ministri Bajram Hasani kishte marrë vendim për mbrojtjen të hiq më pak së 21 produkteve bujqësore. E ky vendim më pas është votuar edhe në qeverinë e Kosovës.

Vendimi i cili ka nxitur reagime të mëdha në shtetet fqinjë sidomos në Serbi dhe Maqedoni po del të jetë frytdhënës për buxhetin e Kosovës.

Vetëm në tri ditët e para prej se është marrë ky vendim, vlera e mallrave të importuara për produktet që hyjnë në listën e mallrave për të cilët është vendos masë mbrojtëse në import është 252 mijë euro përfshinë periudhën nga 18-21 korrik 2018.

“Nëse analizojmë vlerën e mallrave të importuara të datës 21.07.2018, dita kur është vendos masë e përkohshme në import me ditën paraprake 20.07.2018, shohim se kemi të bëjmë me uljen e importit për 15%”, thuhet ndër të tjera në dokumentin të siguruar nga KP.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat