Profesori universitar Armend Muja thotë se, tregtia dhe kursi i këmbimit 2003-2018 - bilanci tregtar i Serbisë në raport me Kosovën është skajshmërish i ndikuar nga kursi i këmbimit të dinarit serb në raport me euro.
Sipas tij, dinari serb është zhvlerësuar vazhdimisht në dem të konkurrueshmërisë së vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor.
“Tregtia e lirë ka kuptim vetëm në rast se kursi i këmbimit është i nivelizuar (e.g kuna kroate, denari maqedon, leku shqiptar). Zhvlerësimi i Dinarit serb efektivisht i bën produktet e denominuara në euro të shtrenjta ndërsa ato në dinar të lira. Për pasojë, konsumatori në serbi është i predispozuar të blej produkte serbe e jo importe”, shprehet profesori universitar, Armend Muja.