Odat dhe asociacionet e biznesit kërkojnë rishqyrtimin e dënimit ndaj “Elkos Group” (Dokument)

Ekonomi

Odat dhe asociacionet e biznesit kërkojnë rishqyrtimin e dënimit ndaj “Elkos Group” (Dokument)

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 14:56
Ramiz Kelmendi

Oda Ekonomike e Kosovës, Rrjeti i Shitësve me Pakicë, Oda e Afarizmit të Kosovës dhe asociacione të tjera të biznesit janë shprehur tejet të brengosura në lidhje me vendimin e Bordit te AKP-së, të marrë më datë 25 qershor të këtij viti ndaj Kompanisë Elkos Group (si blerës i Ndërmarrjes se Re” Famipes” Prizren) duke aplikuar ndëshkimin prej 1,170,000 Euro.

“Odat dhe asociacionet e biznesit janë shumë te shqetësuara me vendime të tilla të cilat e dëmtojnë biznesin vendor dhe njëkohësisht krijojnë imazh jo te mirë në opinionin vendor dhe ndërkombëtar duke bërë që investitorët e huaj të hezitojnë të investojnë në vendin tonë”, thuhet në një pjesë të kësaj kërkese.

Tutje, Odat dhe asociacionet e biznesit kërkojnë nga  Bordi i Agjencisë Kosovare te Privatizimit, Kryeministri i Kosovës dhe Kryetari i Kuvendit që të merret në konsideratë ky shqetësim dhe te rishqyrtohet vendimi i marrë ndaj Kompanisë Elkos Group. Kjo sepse ata konsiderojnë se vendimi nuk është i padrejtë dhe është i dëmshëm për kompaninë, por edhe ekonominë e Kosovës në përgjithësi. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat