Posta e Kosovës mbetet lider në tregun postar

Ekonomi

Posta e Kosovës mbetet lider në tregun postar

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 16:49
Postieri-Posta e Kosovës

Ndërmarrja Publike Posta e Kosovës mbetet lider në tregun e përgjithshëm postar vendor, konstatohet në raportin e publikuar nga Autoritetit Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP).

Përkundër konkurrencës nga operatorë privatë me renome ndërkombëtare dhe operatorë të tjerë vendor,  edhe gjatë vitit 2017 numri më i madh i dërgesave postare, brenda dhe jashtë territorit të vendit tonë, është proceduar përmes shërbimit postar të ndërmarrjes publike Posta e Kosovës.

Në bazë të matjeve dhe analizave të ARKEP-it, Posta e Kosovës gjatë vitit të kaluar ka mbuluar 86.90 për qind të tregut postar, ndërkaq 14 operatorët e tjerë postar kanë arritur të mbulojnë 13.10 për qind.

Përqindja e mbulimit të tregut nga ana e Postës së Kosovës do të ishte edhe më e madhe, mirëpo gjatë vitit të kaluar ndërmarrja jonë nuk ka vazhduar kontratën për shpërndarjen e miliona fletushka marketingu të marketeve për arsye të kostos shumë të ultë të kontratës dhe mbingarkesës së postierëve. Heqja dorë nga kjo kontrate e pafavorshme për Postën ka pasur ndikim minimal në të hyrat financiare në shërbimin tonë postar.

Përpjekjet për interpretime të tjera të të dhënave të raportit të ARKEP-it nuk janë në funksion të informimit të drejtë të publikut dhe nuk është profesionale.

Kryeshefi Ekzekutiv Sejdi Hoxha ka falënderuar qytetarët, që sa u përket shërbimeve postare, vazhdojnë të kenë besimin më të madh në Postën e Kosovës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat