Pepsi blen SodaStream për 3,2 miliardë dollarë

Ekonomi

Pepsi blen SodaStream për 3,2 miliardë dollarë

Më: 20 gusht 2018 Në ora: 14:11
Foto ilustrim

Një gjigand amerikan për prodhimin e pijeve dhe ushqimeve, PepsiCo, ka rënë dakord të blejë kompaninë izraelite SodaStream, e cila prodhon pajisje kuzhine për pije të pijshëm, për 3.2 miliardë dollarë.

Sipas televizionit CNBC, kompania amerikane ra dakord të paguajë sipas aksioneve të Soda Stream  144 dollarë në para të gatshme, që është një premi prej 32% në krahasim me çmimin mesatar 30 ditor të regjistruar nga kompania izraelite në tregun e aksioneve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat