Kosova dhe Maqedonia shkëmbejnë përvojat në çështjet tatimore

Ekonomi

Kosova dhe Maqedonia shkëmbejnë përvojat në çështjet tatimore

Më: 23 gusht 2018 Në ora: 09:37
Pamje nga takimi

Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Sakip Imeri me bashkëpunëtorë, sot ka filluar vizitën dy ditore në Administratën e të Hyrave Publike të Maqedonisë

Përfaqësuesit e ATK-së janë pritur nga drejtoresha e Përgjithshme e Administratës së të Hyrave në Maqedonisë, Sanja Kukarevska dhe ekipi i saj.

Sipas kumtesës për media, në takim, u diskutua për zhvillimet e fundit në dy administratat tatimore, si dhe bashkëpunimin deri më tani.

“Qëllimi i vizitës është shkëmbimi i përvojave në trajtimin e çështjeve specifike tatimore, të cilat priten që të fuqizojnë kapacitetet operacionale. Gjithashtu, në takim u shkëmbyen edhe qëndrimet e dy administratave në pajtimin e një draft memorandumi të bashkëpunimit,  i cili pritet të nënshkruhet së shpejti”, thuhet në njoftim.

Memorandumi i bashkëpunimit do të mundësojë zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e shkëmbimit të përvojave, bartjen e njohurive dhe praktikave të mira,  të cilat ndikojnë në ngritjen e përmbushjes vullnetare dhe luftimin e evazionit tatimor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat