Investimet në basenin e Drinit, tryezë me ekspertët

Ekonomi

Investimet në basenin e Drinit, tryezë me ekspertët

Më: 10 shtator 2012 Në ora: 17:19

Investimet në basenin e Drinit, kanë mbledhur në Tiranë përfaqësues dhe ekspertë të vendeve ku kalon ky lumë. Ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu, u shpreh se deri tani në këtë basen janë investuar rreth 10 milionë dollarë. Sipas tij, dëmet ekonomike që vijnë nga katastrofat natyrore, janë shpeshherë më të mëdha se kapacitetet e investimeve. Për këtë arsye ai u ka kërkuar edhe pjesëmarrësve nga shtete e tjera të kenë politika të qarta për parandalimin e emergjencave.

“Të gjithë së bashku jemi dëshmitarë të dëmeve ekonomike dhe mjedisore që shkaktuan përmbytjet në rrjedhën e poshtme të lumit Drin dy vite më parë.
Kjo situate tregoi se veç të tjerave dëmet që po pësojnë dhe mund të pësojnë në të ardhmen ekonomitë tona nga fenomene natyrore janë shumë të mëdha.
Po ashtu kjo situatë tregoi se në disa aspekte u konstatuan gabimet dhe neglizhencat njerëzore në parashikimin e masave të veçanta të mbrojtjes dhe të parandalimit të përmbytjeve dhe të dëmeve që vijnë prej tyre”- deklaroi Minsitri i Mjedisit.

Kjo situatë e vështirë përveç se një solidariteti njerëzor, solli dhe afirmoi një sërë bashkëpunimesh në nivel qendror, lokal dhe atë ndërkufitar.

Për të sjellë një këndvështrim të ri dhe një përgjegjësi të re për ti përballuar këto situate dhe për ti ndaluar dëmet ekonomike sociale dhe mjedisore, ministria e mjedisit, së bashku me GIZ, organizuan një tryezë me ekspertë ndërkombëtarë me temë “Pershtatja ndaj ndryshimeve klimaterike ne basenin e Drinit” dhe “Krijimi I sistemeve te paralajmerimit te hershem ndaj permbytjes per pjesen e poshtme te Drinit”.

Falë bashkëpunimit me qeverinë e Malit të zi, qeveria shqiptare ka investuar 10 mln dollarë në përballjen e përmbytjeve në zonën e Bunës, e cila lidhet në mënyrë të natyrshme me basenin e Drinit.
Edhe ky forum i mendimit të ekspertëve pritet të sjellë të tjera bashkëpunime të frytshme për parandalimin e situatave të tilla siç përjetuam në dimrin e vitit 2010 2011.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat