Greqia kthehet në debat elektoral në Gjermani - Bota Sot
Greqia kthehet në debat elektoral në Gjermani

Ekonomi

E enjte, 28 korrik 2016

Greqia kthehet në debat elektoral në Gjermani

Më: 30 shtator 2012 Në ora: 18:14

Çështja e Greqisë është kthyer në një debat në Gjermani mes kandidatëve për kancelarë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Peer Steinbrueck, njeriu që shpreson të largojë Angela Merkel si kancelare gjatë fushatës së tij ka folur për cështjen greke duke u shprehur në favor të mbështetjes së kërkesës për një kohë më të gjatë për realizimin e të gjitha refromave. Greqisë duhet t’i jepet më shumë kohë për të refromuar ekonominë e saj ka thënë Steinbrueck në një intervistë për të përditshmen Die Ëelt. I konsideruar si kandidati kryesor nga socialdemokratët e opozitës si kandidati kryesor për të sfiduar Merkel ai ka thënë se Gjermania duhet të jetë e gatshme t’i ofrojë ndihmë Greqisë. Në rastin e Greqisë ne nuk mund të shtrëngojmë vidat, grekët duhet të respektojnë angazhimet e tyre, por ne gjithashtu duhet tu japim atyre më shumë kohë, deklaron Steinbrueck, i cili ka shërbyer si ministër i Financave gjatë periudhës 2005-2009 në një koalicion të drejtuar nga Merkel. Më në fund kancelarja duhet t’i tregojë popullit gjerman të vërtetën. Greqia nuk do të jetë në gjendje të marrë para hua në tregjet financiare në shtatë apo tetë vitet e ardhshme dhe ne deri atëherë duhet ta ndihmojmë atë ka shtuar kandidati i opozitës gjermane për kancelar. Greqia tashmë është në vitin e pestë të recesionit dhe mbahet gjallë vetëm nga kreditë e ndërkombëtarëve. Sipas Steinbrueck shumë ekonomistë mendojnë se ajo do të ketë nevojë për një paketë të tretë shpëtimi. Ai ka thënë se mbështetja e socialdemokratëve në parlamentin gjerman për një paketë të tretë për Greqinë do të varet nga kushtet që i janë bashkangjitur. Koalicioni i qendrës së djathtë të Merkel shpreson që të shmangë kërkesën në parlamentin gjerman për ndihma të mëtejshme për Greqinë dhe është në pritje të raportit të detajuar të situatës ekonomike të vendit helen, i përgatitur nga trojka. Kundërshtari i Merkel, Steinbrueck e ka përjashtuar një dalje të Greqisë nga Euro, një gjë e tillë ka deklaruar ai do të jetë me pasoja shkatërruese ekonomike dhe politike. Merkel dhe funksionarë të lartë në koalicionin e saj e kanë kritikuar ashpër Athinën për dështimin në zbatimin e refromave strukturore ndaj krizës, por kohët e fundit kanë deklaruar se duan që Greqia të jetë pjesë e Eurozonës.

Komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Çfarë tenton të arrijë Thaçi me përuljen që bëri para lapidarit të serbëve në Grackë të Lipjanit?

    Kërkon të “blejë" paqe me Serbinë

    Të heqë akuzat që janë përfolur ndaj tij

    Të mohoj gjenocidin serbë në Kosovë

    Të duket i mirë para ndërkombëtarëve

    Shiko rezultatet
test