Identiteti dhe partneret e “Vetro Energy” - Bota Sot
Identiteti dhe partneret e “Vetro Energy”

Ekonomi

E hënë, 25 korrik 2016

Identiteti dhe partneret e “Vetro Energy”

Më: 1 tetor 2012 Në ora: 17:07

Kompania që është pretendentja kryesore për të blerë Albpetrol pasuron në faqen e saj zyrtare të internetit të dhënat mbi identitetin dhe partnerët e saj të menaxhimit. Sipas të dhënave publike ,Vetro Energy Pte. Ltd. është një kompani operuese dhe menaxhuese me bazë në Singapore dhe Houston, me objektiv investime në gaz dhe në naftë në mbarë botën. Drejtuesit e Vetro Energy kanë operuar kryesisht në SHBA dhe Canada por edhe në cdo continent tjetër të botës ku prodhohet naftë dhe gaz. Përvecse njohurive të gjera të bazuara në përmbajtjen e rezervuarëve në të gjithë botën, kompania Vetro Energy ka punuar në zhvillimin e një mirëkuptimi global të natyrës dhe disponueshmërisë së të dhënave teknike, ligjeve fiskale dhe praktikave të ndryshimit të monedhës, diferencat kulturore, detyrimet e raportimeve dhe kushtet e kontratës anembanë botës. Aksionerët e “Vetro Energy” janë “YPO Holdings” dhe “SilkRoad Equity”. SilkRoad Equity është një firmë globale investimesh me interesa në portofola të diversifikuara të kompanive publike dhe private. Vetro Energy është e certifikuar me ISO 9001, ndërsa duhet se pika e fortë e saj janë dy partnerët menaxhues, që sipas të dhënave zyrtare janë Huddleston Energy Advisors (ëëë.huddlestonco.com) dhe Home Creek Energy (ëëë.homecreekenergy) te dyja kompani me përvojë në fushën e naftës dhe të inxhinierisë gjeologjike, e para e përqendruar në analiza për naftën e gazin dhe vlerësime gjeologjike dhe e dyta është një nxjerrës i naftës dhe i gazit natyror, që vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Huddleston është themeluar në vitin 1967 nga BP Huddleston. Ekipi Huddleston përbëhet nga disa prej talenteve më të mira në industrinë e energjisë, duke përfshirë inxhinierë nafte me përvojë në të gjitha fazat e analizës së rezervuarit, menaxhimin e pronës, operacionet e shpimit, dhe operacionet e prodhimit. Ekspertët financiarë, analistët e sistemeve kompjuterike, kontabilistët, profesionistët e tokës dhe një staf me përvojë që kompleton ekipin. Partnerja tjetër e Vetro Enregy, Home Creek Energy ka si qëllim kryesor nxjerrjen e naftës dhe gazit natyror dhe ndodhet me seli në Teksas dhe Luiziana. Gjithashtu, Home Creek Energjisë është e akredituar në instalimin e metodave të reja për rritjen e restaurimit të naftës nga fushat e vjetra dhe rezervuarët.
Ndërkohë që zyrat e saj ndërkombëtare janë të vendosura në në Paris dhe Pekin Ndërkombëtarisht, Home Creek Energy është duke vepruar si një entitet operacional për të ndihmuar në menaxhimin e rezervave të mëdha ndërkombëtare të naftës.

Komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Kush mendoni se i ka bërë vrasjet e pasluftës?
test