Greqia pa konsensus ndërsa afron takimi i Eurogroup

Ekonomi

Greqia pa konsensus ndërsa afron takimi i Eurogroup

Më: 2 tetor 2012 Në ora: 18:05

Inspektorët e treshës rikthehen për bisedime me Greqinë për të gjetur konsensusin mbi paketën e re të shpëtimit, ndërkohë që takimi i Eurogrupit dhe Ecofin në Bruksel pritet për javën tjetër. Prej disa javësh Athina tenton të bindë BE dhe FMN për zbatimin e masave të reja për korrigjimin e llogarive publike me një vlerë totale prej 12 miliardë eurosh, një plan kursimi që sipas kreditorëve ndërkombëtarë mund të jetë optimist. Burime nga qeveria greke bëjnë me dije se trojka ka vënë në dyshim aftësitë efektive të zbatimit të masave të reja për reformat strukturore, kryesisht lidhur me parashikimet e kursimeve mbi ristrukturimin e institucioneve shëndetësore dhe ministrive të tjera. Sipas gazetave greke për herë të parë që kur kanë nisur negociatat me trojkën klima e bisedimeve mes kryeministrit Samaras dhe ministrit të Financave Stournaras nuk është e qetë si më parë. Samaras i shqetësuar për vonesat e regjistruara deri tani i ka kërkuar ministrit të mbyllë pa ndërhyrje të tjera paketën e masave të kursimit dhe pa shkurtime të tjera të pagave dhe pensioneve. Nëse nuk do të arrihet një marrëveshje brenda të hënës së javës së ardhshme për Greqinë bëhet fjalë për një bllokim të ri të këstit të radhës së ndihmës financiare pa të cilën Athina rrezikon dështimin dhe daljen nga Eurozona. Por liderët europianë, shkruan agjencia “Reuters” të cilët janë të fokusuar në ekonomitë e Spanjës dhe Italisë, shumë herë më të mëdha se ajo e Greqisë, analistët mendojnë se deri në fund Greqisë do t’i akordohet mbështetja e nevojshme financiare për të mos lejuar më lëkundje në tregjet financiare.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat