Plane për mbylljen e kompanisë së Ai Wei Wei

Ekonomi

Plane për mbylljen e kompanisë së Ai Wei Wei

Më: 2 tetor 2012 Në ora: 23:38

Autoritetet në Kinë kanë në plan të mbyllin kompaninë e themeluar nga artisti i njohur Ai Wei Wei.

Konsulenti ligjor i zotit Ai, Liu Xiaoyan, tha sot përmes një blogu, se autoritetet lokale po ja heqin liçencën e biznesit kompanisë së zotit Wei, sepse nuk janë plotësuar kërkesat vjetore të regjistrimit të kompanisë.

Kompania, e cila merret me marketingun e artit të Ai Wei Weit, humbi gjyqin në apelimin e fundit që ai i bëri gjobës prej 2,4 milionë dollarë për evazion fiskal të vendosur nga zyra e taksave e Pekinit vitin e kaluar.

Piktori Ai Wei Wei, i cili është aktivist për mbrojtjen e të drejtave të njeriut përmes Internetit dhe artit të tij, thotë se akuzat ndaj tij janë të motivuara politikisht dhe ato synojnë ta detyrojnë atë të heshtë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat