Qeveria greke liron fonde për projekte prioritare

Ekonomi

Qeveria greke liron fonde për projekte prioritare

Më: 3 tetor 2012 Në ora: 18:19

Qeveria greke ka zhbllokuar 30 milionë euro për ndërtimin e një piste ndërkombëtare ku do të zhvillohet çmimi i madh i Formulës 1. Lajmi është publikuar nga ministria e zhvillimit, sipas të cilës objektivi kryesor është gjenerimi i punësimit dhe stimulimi për ekonominë vendase. Pista ku do të zhvillohen garat për Formulën 1 do të ndërtohet pranë portit të Patras, në jug perëndim të vendit. Totali i ndërtimit të kësaj vepre të madhe arrin në 94,6 milionë euro dhe përvec fondeve qeveritare paratë janë të garantuara edhe nga shoqëria private e investimeve Racetrack Patras. Ministria ka shpjeguar këtë vendim të qeverisë në kuadër të përpjekjeve për përshpejtimin e investimeve prioritare, por të vonuara për shkak të burokracisë. Projekti ka marrë ok e qeverisë greke që në muajin maj duke patur parasysh efektet pozitive në nivel turistik dhe atë të punësimit. Pista e garave parashikohet të ndërtohet për tre vjet. Ndër të tjera qeveria greke ka cbllokuar edhe dy linja të tjera kredie, njëra për financimin dhe ndërtimin e një impianti të paneleve diellore prej 29,5 milionë euro dhe tjetra për rikonstruksionin e hoteleve luksoze në ishullin e Kretës prej 15 milionë euro. Të gjitha këto fonde po akordohen nga qeveria për projektet prioritare të saj në një kohë kur rritet presioni i trojkës për paketën e re të kursimeve. Inspektorët e trojkës i kanë kërkuar ministrit të Financave Stournaras sqarime të mëtejshme mbi shkurtimin e 1,5 miliardëve euro të identifikuara për 2013, kryesisht në sektorin e shëndetësisë, mbrojtjes dhe atij publik por edhe për parashikimin e përfitimeve prej 2 miliardë euro në bilancin e 2014-ës. Athina është në qendër të trojkës edhe për disa vonesa në refromat strukturore sic janë liberalizimi i profesioneve të mbyllura, të shërbimeve dhe energjisë përvecse krijimit të një organizmi të ri për menaxhimin e kontratave shtetërore. Paketa e kursimeve sipas marrëveshjes duhet të jetë gati përpara takimit të Eurogrupit më 8 tetor, ndërkohë që kreu i financave Stournaras ka deklaruar për gazetën gjermane “Bild” se raporti i trojkës do të jetë gati brenda gjysmës së parë të këtij muaji.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat