SHBA, milionerë në asistencë sociale - Bota Sot
SHBA, milionerë në asistencë sociale

Ekonomi

E hënë, 25 korrik 2016

SHBA, milionerë në asistencë sociale

Më: 3 tetor 2012 Në ora: 20:01

Qeveria amerikane thotë se njerëz të papunë në familje shumë të pasura marrin ndihmë papunësie.
Më shumë se 12 milionë punëtorë amerikanë janë të papunë, dhe ata marrin ndihmë financiare nga qeveritë shtetërore dhe federale ndërsa janë në kërkim për të gjetur punë. Përfitimi që një i papunë merr si ndihmë është zakonisht rreth 300 dollarë në muaj.
Shumica e atyre që marrin përfitimet jetojnë në familje me të ardhura nën 100 mijë dollarë në vit. Por një raport i kohëve të fundit nga Shërbimi Kërkimor i Kongresit gjeti se gati 2 mijë e 400 prej atyre që morrën asistencë të papunësisë në vitin 2009, në kulmin e rënies ekonomike të vendit, jetonin në familje me mbi 1 milionë të ardhura vjetore.
Shtete e Bashkuara nuk kanë të caktuar një kufi të ardhurash familjare që një person të mund të marrë përfitime të papunësisë, dhe nuk kanë të caktuar ndonjë nivel maksimal të ardhurash për shtetasit e moshuar të cilët marrin pensione qeveritare kur ata mbushin të paktën 62 vjeç.
Por me deficitet buxhetore kronike të qeverisë, disa ligjvënës tani po vënë në pikëpyetje dhënien e ndihmave të papunësisë për njerëzit që jetojnë në familje e pasura.

Komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Çfarë tenton të arrijë Thaçi me përuljen që bëri para lapidarit të serbëve në Grackë të Lipjanit?

    Kërkon të “blejë" paqe me Serbinë

    Të heqë akuzat që janë përfolur ndaj tij

    Të mohoj gjenocidin serbë në Kosovë

    Të duket i mirë para ndërkombëtarëve

    Shiko rezultatet
test