U lëshua Fondi i ri i Shpëtimit i Eurozonës

Ekonomi

U lëshua Fondi i ri i Shpëtimit i Eurozonës

Më: 8 tetor 2012 Në ora: 19:36

Gjatë një takimi të sotëm në Luksemburg, ku u mblodhën ministrat e financave të grupit prej 17 shteteve, u lëshua Fondi i Përhershëm për Shpëtimin e Eurozonës.

Mekanizmi për Stabilitet Evropian do të ketë kapacitet të plotë të kreditimit prej 500 miliardë eurosh deri në vitin 2014.

Fondi do të përdoret për t’iu dhënë hua ekonomive në krizë, në këmbim të reformave fiskale dhe strukturore.

Inaugurimi i tij vjen në mes të pasigurisë në rritje për të ardhmen e Greqisë në Eurozonë.

Gjithashtu ekzistojnë shqetësime se Mekanizmi për Stabilitet Evropian nuk do të jetë i mjaftueshëm për të shpëtuar zonën e monedhës së përbashkët.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat