Vendet kandidate në pritje të progres-raportit

Ekonomi

Vendet kandidate në pritje të progres-raportit

Më: 9 tetor 2012 Në ora: 17:26

Kosova ka bërë një përparim në përmbushjen e disa kritereve për nisjen eventuale të Marrëveshjes së Stabilizim-Asiociimit me Bashkimin Evropian, por në këtë moment nuk mund të thuhet se i ka përmbushur të gjitha kriteret e nevojshme për të qenë në gjendje që të marrë obligimet nga një marrëveshje e tillë. Ne kete progres raport, Komisioni europain Evropian ka analizuar gatishmërinë e Kosovës që të marrë përgjegjësi nga Marrëveshja eventuale e Stabilizim-Asociimit në disa fusha, sikur edhe mundësitë ligjore të Bashkimit Evropian për të arritur një marrëveshje të tillë me Kosovën. Ndonëse formulimi i rekomandimit për nisjen eventuale të negociatave për MSA do të miratohet në momentin e fundit, pra në takimin e Kolegjit të Komisionerëve të mërkurën, “Koha Ditore“ mëson se Komisioni Evropian ka për qëllim të propozojë “në parim“ disa prioritete që Kosova duhet t’i përmbushë si kushte për nisjen e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim- Asociimit. Nga Kosova kërkohet që “Parlamenti të forcojë rolin e vet të mbikëqyrësit të ekzekutivit dhe të sektorit të sigurisë duke përmirësuar mbikëqyrjen dhe zbatimin e ligjeve dhe të politikave“.
Komisioneri Europian i Zgjerimit Stefan Fyle pritet të mbërrijë të enjten në Prishtinë për të sjellë dokumentin e Studimit të Fizibilitetit, pasi Komisioni Europian të ketë publikuar raportin e progresit që kanë bërë vendet e përfshira në procesin e zgjerimit të BE-së.
Komisioni Evropian, të mërkurën do ta publikojë raportin e progresit për Maqedoni gjatë vitin 2012. Raporti përmban rekomandim të ri për fillimin e negociatave me Maqedoninë dhe vërejtje deri te Këshilli i Unionit që këtë ta mundësojë pa anulim te mëtejshem.
Draft-dokumenti është final dhe nuk pritet të ndryshohet gjatë aprovimit të Kolegjit të komisionarëve të mërkurën, ndërsa sipas konstatimeve ai është pozitiv, por përmban edhe rekomandime për zgjidhjen e kontestit të emrin, kultivimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, reformimin e gjyqësorit si dhe përforcimin e marrëdhënieve ndëretnike.
Komisioni propozon edhe se "Momentumi i reformave duhet të mirëmbahet në të gjitha sferat nga kriteret politike, posaçërisht të sigurohet zbatimi i tyre". Sipas KE-së, kjo është posaçërisht e e rëndësishme në qeverisjen e të drejtës, duke përfshirë lirinë e shprehjes, ku sipas Komisionit duhet të përforcohen përpjekjet.
Ndërsa përsa i përket Serbisë, siç shkruan dhe gazeta serbe, Vecernje Novosti, Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe po bëjnë trysni të fuqishme ndaj anëtareve të tjera të BE-së që në konkluzionet e raportit të Komisionit Evropian mbi përparimin e Serbisë të jepet edhe kërkesa për nënshkrimin e deklaratës mbi marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
Siç bëhet e ditur, pas mbledhjes së mëngjesit të së mërkurës të këtij organi diplomatik evropian do të dihet qartë nese do te detyrohen Beogradi dhe Prishtina për marrëdhënie të mira ndërfqinjësore si dhe në çfarë forme do të formulohet ky kusht.
Beogradi e ka bërë të qartë se nuk mund te nenshkruaje nje deklaratë te marrëdhënieve të fqinjësisë së mire. Përfaqësuesit e qeverisë serbe nuk duan të komentojë zyrtarisht raportin e KE-së dhe të hamendësojnë se çka do të shkruhet aty, meqë ende nuk e kanë parë. Por, jozyrtarisht thuhet se “beteja” vazhdon.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat