Anders Borg: Për Greqinë është mirë të heqë dorë nga euro

Ekonomi

Anders Borg: Për Greqinë është mirë të heqë dorë nga euro

Më: 14 tetor 2012 Në ora: 17:36

Ministri suedez i Financave Anders Borg për radion shtetërore SR deklaroi se për Greqinë është më mirë të heqë dorë nga euroja, me qëllim që ta përforcojë ekonominë e saj.

"Nëse e braktis eurozonën, Greqia me siguri do ta kthejë aftësinë konkurrente të saj dhe atëherë do të mund ngadalë të qëndrojë në këmbë", deklaroi Borg, i cili gjendet në Tokio në takimin e Fondit monetar ndërkombëtar.

Sipas tij, kjo është rrugë e rëndë dhe e komplikuar, por vështirë mund të shihet një tjetër, e cila mund jetë njëlloj funksionale.

Suedia, e cila nuk dëshiron t'i bashkangjite eurozonës, publikisht ka shprehur skepticizëm ndaj solidaritetit financiar mes shteteve evropiane dhe iu kundërshtua projektit për Union bankar evropian.

Greqia po tenton të mbetet në eurozonë, përkundër mungesës së konkurerncës së ekonomisë së saj, për të cilin shkak viti 2013, sipas parashikimeve me siguri do të jetë i gjashti vit me rallë me rënie të bruto prodhimit të brendshëm të vendit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat