Presidenti francez optimist për fundin e krizës

Ekonomi

Presidenti francez optimist për fundin e krizës

Më: 17 tetor 2012 Në ora: 19:39

Presidenti francez, François Hollande deklaroi se fundi i krizës së borxheve është shumë afër. Në një intervistë për gazetën Le Monde, por edhe pesë gazeta tjera evropiane, Hollande tha se liderët e BE-së kanë vendosur themelet për rikuperim, duke u obliguar në samitin e qershorit se do të ulin deficitet dhe nivelet e borxheve.

“Sa i përket daljes nga kriza e borxheve jemi afër, shumë afër”, tha Hollande, duke theksuar se fillimisht kjo ka të bëjë me zgjidhjen e çështjes së Greqisë, e cila bëri përpjekje të mëdha dhe tash kërkon garanci që do të mbetet në eurozonë”.

Hollande po ashtu shtoi se Bashkimi Evropian duhet të sigurojë që edhe shtetet e tjera anëtare, që ndërmorën masa të ashpra të kursimeve për të reformuar financat e veta, duhet të shpërblehen me shkallë më të ulëta të kamatave.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat