Kreditimi i shtrënguar, nevojë për institucione jo bankare - Bota Sot
Kreditimi i shtrënguar, nevojë për institucione jo bankare

Ekonomi

E diel, 28 gusht 2016

Kreditimi i shtrënguar, nevojë për institucione jo bankare

Më: 17 tetor 2012 Në ora: 19:48

Në kushtet kur standardet për dhënien e kreditimit janë shtrënguar, ekspertët hedhin idenë e krijimit të institucioneve kredidhënëse jo bankare, me qëllim që ky segment I investimit mos të jetë totalisht i varur nga bankat.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë, për periudhën korrik-shtator, tregojnë se Bankat kanë shtrënguar në të njëjtën shkallë kredinë dhënë bizneseve të mëdha e të vogla si dhe për individët.
Përforcohet idea nga profesionistët e ekonomisë, për krijimin e institucioneve kredidhënëse jobankare. Në kushtet kur në këtë sektor asgjë nuk po ndryshon dhe statistikat zyrtare të Bankës së Shqipërisë tregojnë se bankat vijojnë të shtrëngojnë kreditimin, lind pikërisht nevoja për liberalizmin e tregut.
Sipas Artan Gjergjit, ekspertit te financave, bizneset dhe individët nuk mund të jenë domosdoshmërisht të lidhur nga bankat për të marrë kredi, pasi sipas tij këto të fundit janë kthyer në institucione monopole, të tejmbushura me depozitat e individëve.
Po ashtu, në kushtet të tilla ekspertët përsërisin thirrjet për përmirësimin e metodave që çojnë në ekzekutimin e koletaralit apo thënë ndryshe sekuestrimin e pronave të kredimarrësve të këqij.
Të dhënat e BSH për periudhën korrik-shtator tregojnë se Bankat kanë shtrënguar në të njëjtën shkallë kredinë dhënë bizneseve të mëdha e të vogla si dhe për individët. Një fakt i tillë ka çuar në rënien e investimeve si nga ana e bizneseve ashtu edhe nga individët.

Komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Kush ka të drejtë dhe çfarë duhet të bëj Qeveria me demarkacionin me Malin e Zi?

    Kuvendi duhet ta votojë marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi

    Qeveria duhet ta rishikoj marrëveshjen

    Opozita ka të drejtë që po kundërshton demarkacionin

    Qeveria ka të drejtë për demarkacionin

    Nuk duhet të votohet marrveshja, sepse me demarkacion Kosova humbë tokë

    Shiko rezultatet
test