Zhduket disku me emrat e evazorëve grekë

Ekonomi

Zhduket disku me emrat e evazorëve grekë

Më: 18 tetor 2012 Në ora: 20:23

Një disk ku arkivoheshin emrat e mijëra grekëve me llogari bankare në Zvicër është zhdukur dhe autoritet gjendet në vështirësi mbi pyetjen se përse nuk i kanë përdorur informacionet për të gjetur evazorët fiskalë. Në përpjekje për përfundimin e negociatave me trojkën dhe rritjes së tensioneve sociale mbi planin e masave shkurtese kryeministri Samaras gjendet përballë edhe një stuhie politike mbi një disk kompiuteri të vjedhur që përmbante emrat e 1991 grekëve me 1,5 miliardë euro në depozitat e një banke zvicerane. Dokumentat prezentë në këtë disk identifikojnë 24 mijë persona që janë depozitues në filialin e bankës HSBC në Gjenevë. Ndërsa qeveritë e vendeve të tjera kanë marrë informacionet për luftën ndaj evazorëve fiskalë, Greqia nuk ka bërë asnjë përpjekje. Ish-ministri i financave greke Papaostandinu thuhet se e ka marrë diskun në vitin 2010 nga kolegia e tij franceze, Christine Lagarde, ish ministre e financave në atë kohë. Kohët e fundit kur u raportua se disku kishte humbur, pasardhësi i Papakostandinu, Evangelos Venizelos deklaroi se kishte kopjet e skedave në një kartë memorie, të cilën tha se e kishte dorëzuar në zyrën e kryeministrit. Venizelos iu shmang këtyre të dhënave për të mos qenë në fokus për ndonjë trukim fiskal të ndodhur në momentin që ai kishte dyfishuar të ardhurat me taksat mbi sektorin imobiliar si dhe duke taksuar të varfërit. Ministri aktual i financave Stournaras ka premtuar se do t’i gjej të dhënat, por kritikët ankohen se ka për të ndodhur një tjetër hap fals nga ana e autoriteteve greke.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat