Greqi, koha ngushtohet paratë janë drejt fundit - Bota Sot
Greqi, koha ngushtohet paratë janë drejt fundit

Ekonomi

E diel, 31 korrik 2016

Greqi, koha ngushtohet paratë janë drejt fundit

Më: 19 tetor 2012 Në ora: 17:13

Në ditën kur në Bruksel për herë të parë nuk u fol zyrtarisht për krizën greke, në Athinë ka nisur numërimi i ditëve në pritje të marrjes së këstit të radhës së ndihmës nga BE prej 31,5 miliardë euro pa të cilat vendi rrezikon të shkojë në varfëri. Por dhënia ndihmave të reja jetësore ka nevojë për një tjetër xhiro reformash strukturore të kërkuara nga kreditorët ndërkombëtarë. Trojka po luan me zjarrin dhe kjo vlen si për Greqinë ashtu edhe eurozonën. Kështu shprehet Ilias Iliopoulos, sekretar i përgjithshëm i sindikatës më të madhe publike në vend. Tashmë është koha për tu thënë mjaft masave shtrënguese që çdo ditë kërkohen nga trojka. Këta janë peshkaqenë dhe ne nuk do të përfundojmë në gojën e tyre thotë ai i irrituar.
Duke vlerësuar manovrën financiare për vitin e ardhshëm duket se s’ka asgjë për të rrezikuar akoma kur në fakt ekonomia parashikohet të bjerë me 3,8%, borxhi publik po shkon përtej nivelit të 179% të PBB dhe shkurtimet e shpenzimeve publike shkojnë gati 8 miliardë euro. Një shtrydhje kjo që sipas përfaqësuesve të trojkës ka nevojë ende për të tjera reforma strukturore përvec 89 të evidentuara, mes të cilave një sistem i ri fiskal, privatizimi i kompanive shtetërore, liberalizimi i profesioneve, ndryshimi i kontretave të punës në sektorin privat si dhe mbyllja e institucioneve publike të panevojshme. Pa paratë e Europës dhe FMN këto reforma nuk do të jenë aspak të lehta. Por koha në dispozicion të qeverisë greke fatkeqësisht ka skaduar prej kohësh.

Komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Çfarë tenton të arrijë Thaçi me përuljen që bëri para lapidarit të serbëve në Grackë të Lipjanit?

    Kërkon të “blejë" paqe me Serbinë

    Të heqë akuzat që janë përfolur ndaj tij

    Të mohoj gjenocidin serbë në Kosovë

    Të duket i mirë para ndërkombëtarëve

    Shiko rezultatet
test